OKB – Pranohet rezoluta për mbrojtjen e palestinezëve

Pas përpjekjeve intensive të Turqisë dhe me mbështetjen e Algjerisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh në një seancë të posaçme për të diskutuar projektrezolutën e Palestinës.

Projektrezoluta, ndaj të cilës ShBA-ja kishte vendosur veton në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e cila bën thirrje për mbrojtje për ndërkombëtare ndaj popullit palestinez, u shqyrtua sërish dhe u paraqit për votim në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Projektrezoluta u pranua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 120 vota. Në votim 8 shtete votuan kundër, ndërsa 45 të tjera abstenuan.

Në rezolutë kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që “të shqyrtojë në kohën më të shkurtër situatën aktuale; brenda 60 ditëve pas pranimit të rezolutës në fjalë të mbrojë civilët palestinezë që ndodhen nën pushtimin izraelit; të paraqesë një raport me shkrim, duke përfshirë rekomandimet për mekanizmat ndërkombëtare të mbrojtjes, si dhe të bëjë ato që duhet bërë për sigurinë dhe mirëqenien e palestinezëve”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne