OKB: SHBA, kampion i pabarazisë

Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trump po bëhen shpejt “kampioni i pabarazisë”, sipas një raporti të ashpër nga eksperti i Kombeve të Bashkuara mbi varfërinë.

Ndërkohë që SHBA është një nga vendet më të pasura, varfëria e përjetuar nga shumë njerëz do të përkeqësohet nga politikat e nxitura të Trump dhe republikanët, në veçanti rishikimi i planifikuar i taksave që kritikët thonë se jep shkurtime të mëdha për të pasurit. “Ëndrra amerikane po bëhet shumë shpejt iluzioni amerikan, pasi Shtetet e Bashkuara tani kanë normën më të ulët të lëvizjes sociale të ndonjë prej vendeve të pasura”, tha Philip Alston, Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne