OKB thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë për uljen e tensioneve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, u shpreh i shqetësuar për përleshjet në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke bërë thirrje për përfundimin e konfliktit, uljen e tensioneve dhe shmangjen e retorikës provokuese.

Përmes një deklarate të lëshuar nga zëdhënësi i tij Stephane Dujarric, Guterres ka shprehur shqetësimin për përleshjen e zhvilluar me armë të rënda që rezultoi me humbje jetësh në kufirin Azerbajxhan-Armeni.

Duke u bërë thirrje të dy vendeve për t’i dhënë fund përpleshjeve, për të zvogëluar tensionet dhe për të shmangur retorikën provokuese, Guterres përsëriti propozimin e tij për të mbështetur një zgjidhje paqësore dhe të negociuar për situatën e rrezikshme dhe problemin e kahershëm të Karabakut.

Ndryshe, të dielën, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin kufitar Tovuz, duke përfshirë të shtëna me artileri, ndërsa u tërhoq pasi ushtria azerbajxhanase u kundërpërgjigj dhe i shkaktoi humbje.

Nga ushtria e Azerbjaxhanit jetën humbën katër ushtarë, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Ushtria e Azerbajxhanit goditi gjithashtu pozicionet e ushtrisë armene, stacionin e radarit ushtarak, depot e automjeteve, tanket dhe automjetet e blinduara./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne