OKB u bën thirrje palëve në Siri për të respektuar marrëveshjen mes Turqisë dhe Rusisë

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric bëri të ditur se janë të alarmuar për shkak të përshkallëzimit të konflikteve në veriperëndim të Sirisë që vazhdojnë prej prillit e këtej.

“Organizata e Kombeve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar në shtator mes Turqisë dhe Rusisë”, bëri të ditur Dujarric.

Gjatë konferencës ditore për shtyp zëdhënësi bëri deklarata në lidhje me konfliktet që vazhdojnë në veriperëndim të Sirisë.

“Jemi të alarmuar për shkak të konflikteve të armatosura që vazhdojnë në veriperëndim të zonës së çtensionimit e posaçërisht në veri të Hamas dhe në jug të Idlibit”, bëri të ditur Dujarric, ndërsa shtoi se në tensionimin që vazhdon prej 29 prillit e këtej kanë humbur jetën 231 civilë, përfshirë 69 gra dhe 81 fëmijë.

Zëdhënësi Dujarric vuri në dukje se mbi 300 mijë civilë nga ky rajon u detyruan të strehohen në kampe në kufirin me Turqinë dhe vijoi me këto fjalë: “Organizata e Kombeve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar në shtator mes Turqisë dhe Rusisë. Gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve që në kuadër të të drejtës ndërkombëtare t’i mbrojnë civilët, infrastrukturën civile dhe të respektojnë parimet e diskriminimit dhe proporcionalitetit”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne