OKB vë alarmin mbi gjendjen shëndetësore të grevistëve palestinezë në burgjet çnjerëzore izraelite

OKB ka ngritur alarmin mbi kushtet shëndetësore të të burgosurve palestinezë që janë prej 38 ditësh në grevë urie në burgjet izraelite.

“Unë jam veçanërisht i alarmuar nga raportet e masave ndëshkuese nga autoritetet izraelite kundër grevistëve të urisë, duke përfshirë qasjen e kufizuar të avokatëve dhe mohimin e vizitave familjare”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein në një deklaratë të mërkurën.

The UN human rights chief, Zeid Ra’ad al-Hussein (photo by AFP)Që nga 17 prilli, më shumë se 1,600 të burgosur palestinezë kanë refuzuar të hanë ushqim si pjesë e një proteste të quajtur Greva e Lirisë dhe Dinjitetit, e udhëhequr nga Marwan Barghouti, ish-udhëheqës i lartë i Lëvizjes Palestineze Fatah.

Grevistët po kërkojnë të drejta themelore, të tilla si dhënia fund e paraburgimit administrativ, izolimit të vetmuar dhe neglizhencës së qëllimshme mjekësore.

Paraburgimi administrativ është një politikë sipas së cilës të burgosurit palestinezë mbahen në qendrat e paraburgimit në Izrael pa gjyq ose akuza. Pothuajse 700 të burgosur janë aktualisht të mbajtur në paraburgim administrativ. Disa prej tyre janë mbajtur në një paraburgim të tillë deri në 11 vjet.

Regjimi izraelit e ka dënuar Barghoutin, një figurë popullore mes palestinezëve, me pesë burgime të përjetshme për rolin e tij në Intifadën palestineze, dhe Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (SPI) e ka vendosur në izolim që nga fillimi i grevës.

SPI po i dënon të burgosurit në grevë urie duke i vendosur në izolim dhe duke u mohuar atyre vizitat ligjore nga familjet dhe avokatët e tyre që nga fillimi i grevës më 17 prill, e cila ishte gjithashtu Dita e të Burgosurve Palestinezë.

Zeid, shefi i të drejtave të njeriut në OKB, shtoi se sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, e drejta për t’u konsultuar me një avokat ishte një “mbrojtje themelore” dhe duhet “të mos” shkelet kurrë.

Ai gjithashtu tha se kushtet shëndetësore të qindra grevistëve të urisë ishin “përkeqësuar ndjeshëm”.

Komentet e Zeid erdhën pasi avokatët në Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë njoftuan se së paku 60 të burgosur në grevë urie në burgun Ohalei Kedar ishin zhvendosur për vëzhgim në spitale të ngritura në burg. Shumë nga të burgosurit në spital ishin në gjendje të rëndë, shtuan avokatët.

Më 16 maj, rrjeti i televizionit satelitor në gjuhën arabe në al-Aksa njoftoi se 76 grevistë në burgun Ofer të Izraelit ishin dërguar në spital për trajtim dhe mundësisht ushqyerje, duke shtuar se 36 grevistë të tjerë nga i njëjti burg ishin dërguar në spital për vëzhgim një ditë më parë.

Më herët këtë muaj, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), i cili viziton të burgosurit palestinezë, u bëri thirrje autoriteteve izraelite për t’i dhënë fund ndalimit administrativ dhe për të lejuar vizitat familjare. Ai tha se sipas ligjit ndërkombëtar, vizitat “mund të kufizohen vetëm për arsye sigurie, rast pas rasti, por asnjëherë për qëllime rreptësisht ndëshkuese apo disiplinore”.

Në vitin 2012, një grevë e ngjashme urie që përfshinte rreth 2,000 palestinezë përfundoi pasi u arrit një marrëveshje me autoritetet izraelite për të ndërprerë politikën e internimit pa gjyq ose akuzë.

Rreth 6,500 palestinezë po mbahen aktualisht në burgjet izraelite, 536 prej tyre në mënyrë arbitrare, sipas shifrave të dhëna nga grupi i të drejtave të të burgosurve palestinezë, Addameer, në janar. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne