Bota

Oktay: Bashkëpunimi i ShBA-së dhe Anglisë me organizatën terroriste YPG/PKK është për keqardhje

Zëvendëskryetari i Turqisë, Fuat Oktay tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Anglisë me organizatën separatiste terroriste YPG/PKK është për keqardhje.

Ai shtoi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë bisedës me Presidentin Donald Trump nuk kërkoi leje nga ky i fundit për të filluar me operacione, por tha se kushtet e detyruan Turqinë në këtë.

Oktay tha se Turqia para operacionit mori në konsideratë se nga ShBA-ja ose Evropa mund të vendosin sanksione, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sidoqoftë, asnjë prej këtyre kërcënime nuk janë më të mëdha se kërcënimi terrorist në anën tjetër të kufirit. Prandaj, pa marrë parasysh kush çfarë thotë Turqia është shumë e vendosur për të spastruar rajonin nga terrori”.

“Turqia aktualisht mirëpret 4 milionë refugjatë dhe në rast se regjimi i Esadit ndërmerr operacione ndaj Idlibit, në Turqi do të mund të vijnë edhe 3 milionë refugjatë të tjerë”, bëri të ditur Oktay ndërsa tha se “Të gjitha ata që na kundërshtojnë fillimisht duhet ta kuptojnë Turqinë. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më kështu”.

Oktay tërhoqi vëmendjen se pretendimet se Turqia ka goditur një autokolonë civile janë gënjeshtra dhe tha se “Krijimi i një zone tampon për të përfunduar operacionin mund të marrë disa ditë, por ne jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me civilët”.

Ai gjithashtu refuzoi akuzat se operacioni i Turqisë ka shkaktuar krizë humanitare dhe tha se “Aktualisht ka një krizë humanitare dhe ajo po vazhdon për mbi tetë vjet”./trt

OPINIONE

INTERVISTA