Oktay: Kërcënimet e Amerikës na motivojnë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktaj (Oktay) reagoi ndaj kërcënimit për sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Oktaj, në ditën e fundit të bisedimeve për buxhetin, në fjalimin e mbajtur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, u shpreh në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 të blera nga Rusia dhe deklaratat për sanksione të ardhura nga ana e Amerikës në lidhje me avionët luftarakë F-35, projekt në të cilin është partner edhe Turqia.

“Në procesin e filluar me S-400 dhe F-35 neve na kërcënojnë me sanksione. Duke parë teknologjinë kombëtare të zhvilluar në sistemin e mbrojtjes, duhet të dinë që kërcënimet na motivojnë edhe më shumë për projektet dhe prodhimet vendase. Turqia, për një kohë jo shumë të gjatë, do të jetë një vend në pozicionin lider të zotërimit dhe prodhimit vetë të sistemeve të mbrojtjes ajrore, avionëve luftarakë me dhe pa pilotë të ngjashëm me F-35 si dhe automjeteve të telekomanduara luftarake tokësore”, tha zëvendëspresidenti, Fuat Oktaj./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne