Oktay: Turqia do të ndjek nga afër procesin e rastit Khashoggi

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay bëri të ditur që deri sa përgjegjësit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi të japin llogarinë Turqia do të ndjek nga afër procesin.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter me rastin e përvjetorit të vrasjes së gazetarit saudit, Ndihmëspresidenti Oktay tha: “Turqia do të ndjek nga afër procesin deri sa përgjegjësit për vrasjen mizore para një viti të gazetarit Khashoggi, të japin llogari. Komuniteti ndërkombëtar ka një përgjegjësi të madhe për sqarimin e të gjitha aspekteve të këtij rasti. Me këtë rast e përkujtojmë me mëshirë të ndjerin Khashoggi”.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi ishte vrarë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ku kishte shkuar për procedura të martesës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne