Oktay: Turqia do të vijojë qëndrimin e saj në favor të paqes e stabilitetit në Mesdheun Lindor

Duke folur në pritjen me rastin e aktivitetit “Bashkëpunimi Turistik: Republika Turke e Qipros së Veriut”, organizuar në Ankara, Oktay theksoi se në këto ditë që po dëshmojnë rifillimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Qipros, qasja e Turqisë është fare e qartë.

“Zgjidhje është barazia politike e qëndrueshme dhe e drejtë. E rëndësishme për ne s’është emri i modelit të zgjidhjes, por që zgjidhja të përfshijë rregullime që do të garantonin mirëqenien, sigurinë, barazinë politike dhe pjesëmarrjen efektive të turqve qipriotë në mekanizmat vendimmarrëse”, u shpreh ai.

Oktay tha gjithashtu se aktiviteteve të njëanshme për hidrokarburet, të cilat pala grekoqipriote po i vazhdon me këmbëngulje, janë duke iu përgjigjur me hapa faktike në terren.

“Ne do të vijojmë qëndrimin tonë në favor të paqes dhe stabilitetit në Mesdheun Lindor. Turqia nuk i ka braktisur kurrë në vetmi turqit qipriotë dhe ka bërë çdo përpjekje të mundshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre. Ne do të vazhdojmë të realizojmë projekte madhore duke vijuar edhe këtej e tutje punën e derisotme për t’u mundësuar turkoqipriotëve nivelin e mirëqenies që ata meritojnë”, potencoi mes të tjerash ndihmëspresidenti turk./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne