Oktay: Turqia nuk është një vend që vepron sipas kërcënimeve

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay bëri të ditur se Turqia nuk është një vend që vepron sipas kërcënimeve.

Fuat Oktay foli në Ceremoninë e Hapjes së Vitit Akademik 2019-2020 të Universitetit Gazi në Ankara.

Oktay i bëri një vlerësim operacionit që pritet të zhvillohet kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Zëvendëspresidenti Oktay tha se 370 mijë refugjatë sirianë janë kthyer vullnetarisht nga Turqia në zonat e sigurta të spastruara me operacionin “Mburoja e Eufratit” dhe në Afrin.

“Tani është koha që në lindje të lumit Eufrat të formojmë një zonë të sigurt. Turqia do të luftojë organizatat terroriste që kërcënojnë kufirin e saj jugor dhe do të mundësojë kthimin vullnetar në vendet e tyre të refugjatëve sirianë nga Turqia”, bëri të ditur Oktay.

Duke e bërë të ditur se mesazhet për shoqërinë ndërkombëtare janë të qarta, Oktay tha se “Turqia nuk është një vend që vepron sipas kërcënimeve. Ashtu siç thekson çdoherë presidenti ynë, kur bëhet fjalë për sigurinë e Turqisë atëherë ajo përcakton vet rrugën e saj, e merr në dorë fatin e saj dhe pa marrë parasysh koston në asnjë mënyrë nuk lejon formimin e një korridori dhe shteti terrorist në kufijtë e saj”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne