OLF zbarkon edhe në Durrës, kontrrolle për makinat e luksit

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë zbritur dhe në qytetin e Durrësit. Forca të shumta policie kanë nisur kontrollet në rrugë dhe po kontrollojnë makinat e luksit.

Po sot, forca të shumta policie kanë vijuar kontrolle në disa qytete në të gjithë Shqipërinë, kur janë shoqëruar dhjetëra persona e janë sekuestruar po ashtu disa makina luksi.

Deri më tani, rreth 100 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne