Oligarku Irfan Hysenbelliu që mbështet MEK-un tani del mik me Izraelin

Në Shqipëri situata sa po bëhet më problematike dhe e papërballueshme nga shqiptarët.

Oligarkët çdo ditë e më shumë po forcojnë pozitat e tyre dhe po pasurohen në kurriz të shiptarëve dhe taksapaguesve. Përfitimet e tyre po rriten përtej parashikimeve që ata vetë kanë bërë si rezultat i “ndihmës” së qeverisë për lëpirjen dhe llustrat që ata i bëjnë asaj. Por lëpirja e këtyre oligarkëve që po ju pijnë gjakun shqiptarëve kaluar çdo limit dhe hipokrizi.

Së fundmi, oligarku Irfan Hysenbelliu, pronar i disa llojeve të bizneseve iu ka lëpirë në mënyrën më të shëmtuar Izraelit. Në një lajm të publikuar po nga media e tij, News 24 dhe Balkanweb, Irafani shfaqet i lumtur dhe krenar në krah të Ambasadorit të Izraelit në Tiranë Noah Gal Gendler në ambientet e resortit të tij privat në Mali i Robit Kavajë, Prestige Resort.

Ky takim duket se për Irfanin e Hysenbelliu Group ka qenë produktiv pasi mund të përfitojë diçka tjetër nga kjo lëpirje e radhës.

Lajmi i botuar nga Balkanweb.Com:

“Prestige Resort” në Golem ka pasur sot një mysafir të veçantë. Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka vizituar resortin më tërheqës dhe komod në bregdetin e Adriatikut si dhe është takuar me investitorin e Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu dhe kanë zhvilluar një bisedë të ngrohtë e miqësore.

Hysenbelliu Izraeliti Prestige (2)Ambasadori izraelit ka vlerësuar “Prestige”, si një ndër resortet më të mira në Shqipëri. Mësohet se mes z.Hysenbelliu dhe ambasadorit Noah Gal Gendler është folur dhe për bashkëpunimin me kompani të rëndësishme izraelite në fushën e turizmit, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave për të qenë sa më pranë pritshmërive të turistëve vendas e të huaj, por edhe zgjerimin e gamës së aktiviteteve në fushën e turizmit.Hysenbelliu Group synon gjithashtu investime në fusha të ndryshme me kompani të fuqishme izraelite. Ndërkohë që tashmë ka bashkëpunim mes Universitetin Luarasi dhe një prej kompanive më prestigjioze në Izrael.

Hysenbelliu Izraeliti Prestige (1)Pak ditë më parë Universiteti ‘Luarasi’ ka zhvilluar një konferencë online me kompaninë në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit Elta Systems Israel.Bashkëpunimi i kompanisë ‘Elta System LTD’ dhe Universitetit ‘Luarasi’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend.
Kjo Akademi do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e Universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne