Oligarku Kadri Morina propozon t’u marrë 50 euro në vit shqiptarëve për tërmetin

Oligarku Kadri Morina tha se nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, pati dëme të mëdha jo vetem në mure, por edhe në pajisje elektro-shtëpiake. Presidenti i EUROSIG tha se qytetarët e prekur nga tërmeti ndonëse kishin mure të dëmtuara në banesa, ishin të shqetësuar edhe për pajiset elektro-shtëpiake që i ishin prishur, dhe nga kjo oligarku në fjalë propozon një ide të rë me qëllimin e vetëm t’u 50 euro në vit shqiptarëve për tërmetin.

“Një shtëpi për t’u siguruar nuk do më shumë se 50 euro në vit, shto këtu 5 euro për pajisjet shtëpiake dhe 5 euro për detyrimin e palëve të treta dhe nuk ke më asnjë shqetësim. Gjatë këtij tërmeti kemi parë vetëm mure të dëmtuara dhe më shumë ishin të mërzitur dhe për televizorët, frigoriferët. Ishin të interesuar dhe për pajisjet. Me 7200 lekë të reja në vit paguajnë për sigurime, dhe marrin mbrapsht të gjitha demshperblimin per dëmet, për çdo fatkeqësi që ndodh. Këto 50 mln eurot në vit që mblidhen nga klientët e kompanive të sigurive, është një autoritet racional që nuk të lë të lëvizësh, dhe thotë; mi ço në bankë. Unë në Kosovë i lë paratë të rezervuara ne banke. Nuk janë 13 mln eurot e mija që do përballoj këto rreziqe, por thotë; “më jep kontratën për mbajtjen e këtij kapitali”.

Duke mbrojtur idenë e tij si shumë të mirë dhe idela për të përballuar situata të tilla oligargu Morina thotë se “Në çdo vend të botës, kompanitë e sigurimit është një ndër katër shtyllat e zhvillimit të një shteti”, duke kërkuar legjitimimin e vjedhjes që ai kërkon t’u bëjë shqiptarëve.

Një prej pikave që Morina harron të thotë dhe sigurisht që këtë e bën me qëllim është se pse ai nuk merr parasysh faktin që nëse kompania e tij falimenton kush do t’i dëmshpërblejë shqiptarët nëse një gjë e tillë ndodh (ne nuk duam që tragjedi të tilla të ndodhin ndonjëherë) dhe a do t’i mbulojë ai të gjitha dëmet?./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne