Oliver Stone: në bazën amerikane Bondsteel në Kosovë ka mbushje bërthamore

Oliver Stone, regjizori i famshëm amerikan i cili ndodhet në festivalin e filmit të Sarajevës për të prezantuar doumentarin më të ri të tij “Intervistë me Putin”, ka lëshuar një deklaratë bombastike për portalin rus Sputnik.

Në intervistën e tij Stone ka deklaruar se “në bazën amerikane Bondsteel në Kosovë po ndodhin gjëra të rrezikshme dhe jo transparente, e ka gjasa që atje të vendoset arsenal bërthamor i SHBA-së dhe vendeve të tjera të NATO-s”.

I njohur për marrëdhëniet e mira me Putinin, Kastron dhe Hugo Chavesin, regjizori fitues i çmimit Oskar së fundmi ka zhvilluar një intervistë të gjatë me kreun e Kremlinit, të cilën e ka bërë dokumentar dhe do ta shfaqë në sallat e kinemave të të gjithë botës.

Stone, megjithatë në intervistën që jep për Sputnik deklaron se nuk është një ekspert i situatës në Ballkan dhe nuk i njeh mirë rrethanat.

Ai limitohet të flasë për Krimenë, që gjithashtu i ka kushtuar një doumentar, por e lidh si precedent me Kosovën.

“Tema e preferuar e botës perëndimore është ideja që Rusia dëshiron të rindërtojë perandorinë e saj. Unë nuk mendoj se ky është qëllimi i Rusisë. Qëllimi i Vladimir Putinit dhe i administratës së tij se Rusia mbetet e paprekur, e sigurt dhe e respektuar për interesat e saj”, tha regjizori i famshëm i filmave jo vetëm artikstikë por edhe dokumentarë.

Stone deklaron se Vladimir Putin e ka bërë të qartë strategjinë e tij në fjalimin e mbajtur në Mynih në vitin 2007, por askush s’e dëgjoi.

“Putin propozon botën e ekuilibrit, botën e disa qendrave të pushtetit. Ky është qëllimi i tij. Por askush s’e dëgjoi. Dhe e dini pse? Në Perëndim askush nuk mendoj për plane afatgjata strategjike, por si një biznesmen i dehur mendojnë sot për sot. Sot marrim borxhe, nesër ja fusim dikujt. Putin foli dhe e tha hapur çfarë donte. Sikur do ta kishin dëgjuar të paktën 10 minuta, atëherë asush nuk do të ishte surprizuar sot. Po na vjen Putini e na pushton thonë. Po jo e budallenj, Putini po bën atë që ka thënë, pra që nuk do të jetë vetëm Amerika qendër, dhe madje as me dy superfuqi si në Luftën e Ftohtë, por me disa qendra. Një është Rusia, një tjetër Kina, një tjetër Turqia, një tjetër Gjermania, e kështu me radhë. Dhe më duket se kjo ide ka konsensus në botë”, thekson Stone në intervistën që është botuar njëkohësisht edhe në gazetën serbe Danas, edhe në Sputnik-seksionin në gjuhën serbe.

Por ajo pjesë ku regjizori amerikan lëshon scoop-in është pikërisht kur flet për bazën amerikane në Ferizaj.

“Po flasim për Perëndimin, por vendet e tjera nuk kanë vullnet të lirë. NATO kontrollon Evropën. Dhe siç thotë Putini, anëtarët e NATO-s nuk janë aleatë, por pengje të Amerikës. Pse? Sepse në territorin e tyre ka armë bërthamore të cilat mund të përdoren vetëm nga vullneti i amerikanëve. Kjo nuk ka të bëjë me britanikët, francezët, italianët … natyrisht por me aleatët e vegjël të Europës Lindore dhe Ballkanit. Çfarë ndodh në kampin Bondsteel në Kosovë? Është një instalim ushtarak shumë serioz. Kjo është një çështje serioze. Ne jemi një perandori e madhe dhe askush nuk flet për këtë. Aty mund të ketë armë bërthamore dhe ne nuk flasim”, thotë Stone.

Duke komentuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë, Stone thekson se këto relacione janë shumë të vjetra, por distanca bën të veten dhe ai limitohet të diskutojë mbi Ballkanin pasi thotë se nuk e njeh shumë.

Pjesa më e madhe e filmit që Stone prezantoi në Sarajevë përbëhet nga intervista me Putin mbi gjendjen në Ukrainë dhe në veçanti Krimenë.

Regjizori i njohur, çështjen e Krimesë e quan tërësisht të ndryshme me atë në pjesët e tjera të konfliktit tjetër në Ukrainë.

“Nuk kishte trazira në Krime në krahasim me pjesët e tjera të Ukrainës. Pse? Nëse ata ishin të pakënaqur me rezultatet e referendumit, diçka do kishte dalë deri tani. Kështu ndodhi edhe me Kosovën. Perëndimi e ndau vetë dhe Serbia s’kishte farë punë në këtë lojë. Gjithçka u bë në mënyrë të njëanshme. Kurse në Krime, u mor vendim parlamenti dhe në fund u bë referendum për ndarjen. Vetë Putini thotë ishin njerëzit që e donin bashkimin me Rusinë. Në atë kohë, kishte një frikë të madhe se në Krime do të nisnin masakrat, por ja që s’ndodhi”, deklaron Oliver Stone, i cili megjithatë pret që njerëzit ta komentojnë lirisht filmin e tij si të duan.

“Unë paraqes faktet e nuk dua të komentoj. Le ta bëjnë vetë njerëzit intepretimin”, thotë ai që megjithatë nuk e konsideron veten një njeri 100% i paanshëm, por që thotë opinionin e tij, që natyrisht mund të jetë subjektiv./tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne