Oliver Stone: “Shteti i thellë” është “problem më i madh” se Trumpi

Oliver Stone ka thënë në përgjigje të trazirave të Charlottesville se problemi nuk është Presidenti Donald Trump, por “sistemi” në Amerikë.

Regjisori, puna e fundit e së cilit është një seri televizive katër-orëshe me presidentin rus Vladimir Putin që u transmetua në Showtime në qershor, nuk kritikoi në mënyrë specifike Trumpin kur kërkoi reagimin e tij ndaj ngjarjeve të fundjavës në Charlottesville, gjatë së cilave një grua vdiq dhe disa njerëz u plagosën pasi një makinë përplasi disa demonstrues të pa dhunshëm.

Duke folur të martën në Festivalin e Filmit të Sarajevës pas një shfaqjeje të filmit të tij Snowden, Stone tha se ai nuk kishte qenë në SHBA prej kohësh, por po i ndiqte ngjarjet.

“Të gjithë po përpiqeni të fajësoni Trumpin çdo ditë, por ka një problem më të madh”, tha regjisori kur u pyet se çfarë mendonte për dështimin fillestar të Presidentit Trump për të thirrur supremacistët e bardhë në përgjigjen e tij ndaj ngjarjeve të Charlottesville.

“Ekziston një sistem [në Amerikë], dhe ai sistem ekzistonte para Trumpit”, tha Stone. “Putini tha se ky është presidenti i katërt [i SHBA-së] ku asgjë nuk ka ndryshuar, ekziston një shtet i thellë, një shtet i sigurisë ushtarake industriale … Është sistemi që duhet të sfidohet. [Trumpi] është pjesë e atij sistemi.”

Ai përsëriti: “Është sistemi që duhet sfiduar. Kjo do shumë punë dhe nuk është kurrë kaq emocionuese sa të flasësh për një president të çmendur”.

Duke qenë dukshëm më rehat me pyetjet mbi Snowden – një dramatizim i historisë së spiunit të NSA-së, Edward Snowden – sesa për ngjarjet aktuale, Stone shtoi se situata në SHBA sot ishte paksa e afërt me atë të botës për të cilën George Orwell shkroi në romanin e tij futurist, 1984.

“1984 është këtu. Ne jemi atje. E vetmja gjë që ata nuk kanë bërë ende është të fshihet historia … ka ende njerëz që i kujtojnë gjërat,” tha ai. “Një javë është terrorizmi [që dominon titujt], javën e ardhshme Putini dhe Koreja tjetër”.

Ishte “ashtu si Java e Urrejtjes në vitin 1984, ku emri i vendit dhe fytyra e liderit ndryshon në gjysmë të rrugës përmes një tubimi. Ata po e bëjnë këtë tani dhe po largohen me të”.

Regjisori tha se atij i ishte “ofruar një shumë e majme parash për të bërë një film me metrazh të gjatë” rreth Putinit pak pasi doli dokumentari i tij, por nuk pranoi sepse ai nuk është rus dhe nuk “e kupton se si ata flasin me njëri-tjetrin; se si janë në intimitet me njëri-tjetrin.”

Por Stone shtoi se kishte mësuar shumë nga udhëheqësi rus për mënyrën se si funksionon “ekuilibri gjeopolitik” në botë.

Stone aktualisht po punon për një seri televizive me 10 pjesë në lidhje me burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne