Olsi Jazexhi e Petro Prodani flasin mbi ‘projektin greko-osman’ te Marin Memes ‘kunder gjuhes shqipe’

 

Dr. Olsi Jazexhi dhe Petro Prodani analizojne dokumentarin e Marin Memes, Mareglen Verlit, Niko Kotheres dhe Fatmira Rames me titull: Plani greko-osman për zhdukjen e SHQIPES – Gjurmë Shqiptare te transmetuar nga televizioni Top Channel: https://www.youtube.com/watch?v=R4fjd…

Tezat e gazetarit Marin Mema qe nuk ka edukim ne fushen e historise analizohen per akuzat qe Marini dhe historianet e kohes se komunizmit qe ai ka ne emision ngrejne kunder grekeve dhe osmaneve dhe konspiracine qe Marini shpik kunder gjuhes shqipe. Flitet per diversitetin etnik dhe fetar ne Shqiperi per prezencen e vlleheve, goraneve, gollobordasve, maqedonasve, serbeve, turqve, egjiptianeve etj te cilet jane pjese e kombit shqiptar. Tregohet sesi rrefenjat e Marin Memes jo vetem qe jane gabim nga ana historike por jane te mbushura me mite dhe ide ekstremiste.

Flitet per mitet e enverizmit qe kane shuar diversitetin ne Shqiperi dhe per konfliktin vllaho – greko – ortodoks qe ka ndodhur ne jug te Shqiperise ne fillim te shekullit te XX. Rilindasit sikur Naum Veqilharxhi, Thimi Mitko, Nikolla Naco, Dhaskal Todri, Motrat Qiriazi etj qe Marin Mema i tregon si shqiptare tregohet qe ishin me origjina vllahe dhe jo shqiptare dhe qellimi i tyre nuk ishte vetem Shqiperia por mbi te gjitha Rumania.

Tregohet qe vdekja e Petro Nini Luarasit nuk ishte nje helmim sikur pretendon propaganda enveriste por nje vdekje nga kolera. Analizohet konflikti rumuno – grek dhe protestanto – ortodoks ne jug te Shqiperise ku shume vllehe sollen konflikte fetare brenda Kishes Orthodhokse. Prifti Foti Cici i cili ka sulmuar Petron dhe Olsin ftohet qe te bashkohet ne debatin mbi Rilindjen dhe Orthodhoksine ne emisionet e Olsit.

 

 

Ne videon e dyte flitet per misionet protestante britanike te cilat sulmuan Komunitetin Orthodhoks ne jug te Shqiperise ne fillim te shekullit te XX duke konvertuar shume vllehe ne protestante dhe perdorur ata per te sulmuar liturgjine orthodhokse dhe lidhjen e Komunitetit Orthodhoks me Papatin e tij ne Stamboll – apo Patriarkanen e Kostandinopojes.

Flitet per muslimanet shqiptare qe nga Lidhja e Prizrenit e deri ne Kongresin Shqiptaro – Ottoman te Dibres ku ata theksonin besnikerine e tyre ndaj osmanizmit, sheriatit islamik dhe sulltanit dhe refuzuan Kongresin e Manastirit i cili ishte nje kongres i organizuar nga agjentura austriake kunder osmanizmit dhe kunder komunitetit musliman dhe orthodhoks ne Shqiperi.

Tregohet edhe per rezistencen e katolikeve kunder bashkimit me Shqiperine. Publikohet shpallja rrebelimit katolik te Mirdites se Gjon Markagjonit kur grupet katolike te Mirdites synonin bashkim me Serbine dhe kundershtonin bashkimin me Shqiperine. Katoliket e Mirdites refuzuan qeverine e Tiranes te cilen e quanin qeveri turke dhe muslimanet shqiptare sikur Ahmet Zogu dhe Mithat Frasheri i quanin turq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne