Olsi Jazexhi flet për të drejtat e muslimanëve ujgurë në Kinë

 

Olsi Jazexhi, Ligjërues i Historisë në Universitetin Aleksander Moisiu të Durrësit flet mbi të drejtat e ujgurëve dhe atë që pa në vendet që kinezët i quajnë qendrat e riedukimit.

Në gusht 2019 unë vizitova rajonin autonom të Xinjiang ujgur të Kinës bashkë me një grupi gazetarësh që më pas u dërguam për të vizituar tre qytete të mëdha: Urumqi, Aksu dhe Kashgar.

Intervistat të cilat i kam regjistruar dhe i kam ngarkuar në kanalin tim në YouTube dëshmojnë se të ashtuquajturat “Qendrat e Aftësimit Profesional” nuk janë shkolla por qendra të paraburgimit masiv. Në ligjërata na u tha që Ujgurët dhe muslimanët e tjerë turq ishin migrantë në këtë rajon, Islami u imponua me forcë nga arabët dhe turqit dhe që Xinjiang ka qenë gjithmonë pjesë e Kinës. Për më tepër, kinezët u treguan vizitorëve se Islami po shkaktonte shumë telashe në Xinjiang pasi ishte burim ekstremizmi dhe terrorizmi.

Për ta luftuar atë, qeveria e Kinës kishte ndërtuar disa “Qendra të Edukimit dhe Formimit Profesional”, ku ekstremistët ishin duke u de-radikalizuar. Krimet e tyre ishin praktikimi i Islamit, lutja ndaj Allahut, shikimi i videove televizive myslimane në internet, leximi i Kuranit të Shenjtë ose artikuj rreth Islamit, shkrimi për Islamin, leximi i historisë së ujgurëve, mbajtja e hixhabit, konsumimi i ushqimit hallall, varrosja e të vdekurve ose martesa sipas Islamit dhe duke u predikuar Islamin të afërmve të tyre.

Nën justifikimin e luftimit të ekstremizmit, autoritetet kineze kanë shpallur Islamin një fe ekstremiste dhe nuk duan që një prani muslimane të qëndrojë në qendër të projektit të tyre të Rrugës së Mëndafshit që shtrihet nga Pekini në Azi, Afrikë dhe Evropë.

Kina është duke e trajtuar Xinjiang si një territor të pushtuar dhe banorët e saj të lindur turq konsiderohen si armiq të cilët duhet të asimilohen ose shkatërrohen. Autoritetet e Xinjiang janë duke shkatërruar xhamitë, varrezat dhe ndërtesat e lashta islamike dhe çdo shenjë të civilizimit islam që ekziston.

Qeveria kineze ka kolonizuar masivisht Xinjiang me kolonistët kinezë që nga vitet 1950. Kinezët që në vitet 1950 llogariteshin në 5 – 9% të popullsisë në vitin 2010 numërojnë 40%. Kolonizimi po vazhdon me agresivitet të madh në ditët e sotme dhe synon t’i kthejë muslimanët në një pakicë./Gazetaimpakt/Trt World/

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne