Oman: Vendimi i Trump për Kudsin është i pavlerë

Ministria e Punëve të Jashtme të Omanit me anë të një deklarate ka theksuar se vendimi i presidentit të Amerikës rreth Kudsit është i pavlerë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Omanit të premten ka lëshuar një deklaratë në të cilën duke shprehur keqardhje për vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për njohjen zyrtare të Kudsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist dhe për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kudsin e shenjtë, deklaroi: “Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të shmanget marrjes së çfarëdo lloj vendimi në kundërshtim me rezolutat ndërkombëtare. Rezoluta 242 e KS të OKB thekson se territoret të cilat i ka pushtuar Izraeli pas qershorit të vitit 1967, konsiderohen territore të pushtuara. Fati i qytetit Kuds duhet të vendoset nga banorët e tij autokton”. Vlen të theksohet se presidenti i Amerikës të mërkurën pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe botërore, ka deklaruar se Amerika e njeh Kudsin (Jeruzalemin) zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne