“Omerta” shtetërore për vizitën e luftanijes angleze në Durrës

GJERGJI THANASI

Duke kontrolluar në sajtin “Marine Traffic” për anije të ngarkuara me skrap libian për në Durrës (anija “Osman Prince”)ndesha rastësisht në të dhëna për një anije luftarake angleze, që darkën e së martës së 18 shtatorit 2018 po dilte nga Porti i Durrësit me destinacion Portin e Plimuthit në Mbretërinë e Bashkuar. Anija në fjalë ishte RFA Lyme Bay me numër identifikimi L3007.

Luftanija RFA Lyme Bay

Kjo luftanije bën pjesë në grupin e luftanije ndihmuese të Flotës Mbretërore Angleze. Anija ka një tonazh prej 16160 tonësh DËT dhe shërben si anije për transport automjetesh (150 kamionë të lehtë ose 20 tanke britanike tip “Challenger”), si edhe deri në një kapacitet mbartës kontejnerësh prej 24 TEU. Kjo luftanije po ashtu mund të transportojë nga 350 në 700 ushtarë në kushte emergjence. Anija ka edhe armatim për vetmbrojte si topa automatikë “Phalanx”, topa automatikë kalibër 30 mm, mitrolozë të tipit “Minigun”, mitrolozë të lehtë tip L7 (belg prodhime të fabrikës së Hershtalit) etj.

Misteri i luftanijes angleze

Duke filluar nga gushti i vitit 1992 (destrojeri turk i klasit Gering “Maresal Favzi Cakamak”) e në vazhdim Durrësin e kanë vizituar mbi 100 luftanije mbi ujëse e nënujëse të rreth 17 shteteve të huaja nga helikoptermbajtëset amerikane te dragaminat malazeze. Cdo vizitë e të tilla luftanijeve madje edhe në rast vizite të një flotilje të tërë është bërë publike. Mediat kanë qenë prezente dhe në shumicën e rasteve përfaqësues të komandës së anijeve luftarake kanë kryer vizita kortezije pranë autoriteteve lokale në Durrës. Të tilla vizita kortezije nuk kanë munguar as në pranverën e vitit të mbrapshtë 1997, si në rastin e komandës së luftanijes italiane “San Giorgio” apo asaj spanjolle “Huan Kortez”. Cuditërisht vizita e luftanijes britanike “Lyme Bay” në Durrës pati zero prezencë gazetarësh, të shoqëruar me zero vizita kortezie pranë autoriteteve lokale (ose të paktën zero publicitet për të tilla vizita). Ka një “Omerta” totale për këtë vizitë edhe nga Ministria e Mbrojtes edhe nga Shtabi i Përgjithshëm madje edhe nga Forca Detare. Në sajtet e këtyre institucioneve të sigurisë kombëtare gjen zero informacion për këtë vizitë. Një heshtje e tillë është krejt e pazakontë. Në sajtet e këtyre institucioneve gjen informacion edhe për vizitën e ”Mircea”, një anije me vela (anije shkollë) të Flotës Luftarake Rumune dhe nuk gjen asnjë informacion për vizitën e një luftanije angleze 16 000 tonëshe me tonazh të njejtë me anijen më të madhe të Flotës Tregtare Shqiptare “Arbëria”!

“Rilindja” e kryeministrit Edvin i jep rëndësi të jashtëzakonshem agjitacionit dhe propagandës, prandaj duket krejt e pakuptimtë që vizita e një luftanije të tillë në Portin e Durrësit ka pasur zero mbulim mediatik nga organet kompetente. Xhanëm nuk kemi përse të shqetësohemi se fundi i fundit sic ka thënë edhe kryeminsitri Edvin: Prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne