OneCoin etiketohet skemë piramidale, gjobitet 2.6 mln euro në Itali

Mbikëqyrësi italian për mbrojtjen e konsumatorit ka sanksionuar një numër kompanish për përdorimin e taktikave piramidale të shitjave duke promovuar OneCoin, një kriptomonedhë e njohur gjërësisht si skemë piramidale.

Autoriteti italian AntiTurst  ka vendosur një gjobë prej 2.59 mln euro ndaj një grupi kompanish që promovonin OneCoin. Kompanitë janë akuzuar se kanë mundësuar informacion të pasaktë mbi produktet te klientët, ndërsa sistemi i tyre i shitjeve ka karakteristika të skemave piramidale sipas Autoritetit Italian AntiTrust.

Në mënyrë të veçantë, sanksionet janë zbatuar kundër One Life Netëork Ltd dhe kompanive të saj, si dhe domain-ve të regjistruar në emër të kësj kompanie, ku përfshihet onecoinsuedtirol.it, onecoinitaliaofficial.it, onecoinitalia.com. Veprimtaria mashtruese promovuese ishte shitja e paketave të trajnimit ku investitorëve iu premtohej  monedha virtuale  ‘OneCoins’ virtuale përmes minierave të kriptomonedhave.

“Blerja e paketës prej 27 mije e 500 euro  do të mundësonte  një vlerë prej 3,000,000 €, por vetë, pas dy viteve të hyrjes në program”, shkroi autoriteti, duke nënvizuar se propozimi i biznesit nga One Life është false dhe se investitorët joshen nga  fitimet e larta”.

Autoriteti Italian i mbrojtjes së konsumatorit gjithashtu zbuloi detajet e hetimit ndaj veprimtarisë së  OneCoin, duke deklaruar:

Shpërndarja e OneCoin u zhvillua nëpërmjet sistemit të shitjeve piramidale, pasi rekrutimi i konsumatorëve të rinj ishte qëllimi i vetëm i aktivitetit të shitjes dhe u inkurajua fuqishëm nga premtimet për shpërblime të ndryshme. Blerja e paketës së trajnimit në fakt fsheh tarifën e hyrjes që kërkohet për t’u bërë pjesë  në sistem dhe bindjen e konsumatorëve të tjerë për të mirat që ka produktit.

Italia i është bashkuar grupit të vendeve europiane që po sanksionojnë monedhën virtuale OneCoin. Në Indi, policia ka identifikuar dhe arrestuar 30 promotorë OneCoin që nga prilli me akuzat e ngritura kundër 22 individëve. Skema e supozuar piramidale, e cila ka përvetësuar rreth 12 milionë dollarë nga investitorët në vend, u klasifikua skemë piramidale nga një zyrtar i policisë indiane muajin e kaluar.

Në Finlandë, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë hapur hetimin nga  OneCoin këtë muaj, pas marrjes së një numri ankesash nga individë privatë dhe nga autoritetet tatimore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne