Operacion kundër FETÖ-s në personelin e Komandës së Forcave Ajrore turke

Në kuadër të hetimit nga Kryeprokuroria e Ankarasë për organizatën terroriste FETÖ njoftohet se janë arrestuar 85 persona pas një urdhër arresti të lëshuar për 110 të dyshuar me detyrë aktive në Komandën e Forcave Ajrore turke.

Kryeprokuroria e Ankarasë bën të ditur se pas përcaktimit se kanë komunikuar me sistemet e thirrjeve të njëpasnjëshme dhe në mënyrë periodike nga telefonat fikse me krerët e fshehtë të organizatës, janë lëshuar urdhër arreste për punonjësit nga personeli i Komandës së Forcave Ajrore.

Urdhër arrestet, thekson Kryeprokuroria, janë lëshuar për tre kolonelë, dy nënkolonel, gjashtë majorë, tre kapitenë, 18 toger të parë, një toger, 77 oficerë, si dhe pesë prej të dyshuarve theksohet se janë pilotë.

Ekipet e anti-terrorizmit të drejtorisë së policisë së Ankarasë në kuadër të këtij vendimi kanë kaluar në veprim duke nisur një operacion në 16 qytete të Turqisë me qendër Ankaranë për kapjen e të dyshuarve të cilët janë plotësisht në detyrë aktive.

Mësohet se deri tani në kuadër të operacionit janë arrestuar 85 persona.

Ndërkohë bëhet e ditur se të dyshuarit e arrestuar do të dërgohen në Ankara për vijimin e procedurave të mëtejshme dhe se janë në vazhdim punimet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne