Bota

Operacion kundër FETO-s në Rusi

Në Rusi ka nisur procesi për mbylljen e “Oxford Vision” dhe “Qendrës Kulturore Ruso-Turke” të cilat janë strukturë e organizatës terroriste FETO në St. Petersburg, sipas Anadolu Agency.

Sipas lajmit në agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, mësohet se Ministria ruse e Financave, Ministria e Situatave Emergjente dhe Ministria e Punësimit dhe Migracionit të Rusisë në inspektimet e tyre të kryera që nga muaji maj e deri tani në shkollën e gjuhëve të huaja “Oxford” dhe “Qendrën Kulturore Ruso-Turke” të lidhura me FETO-n në St. Petersburg kanë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore.

Në kuadër të këtij inspektimi thuhet se ndaj të institucioneve janë vendosur gjoba në vlerë monetare, si dhe me arsyetimin se i kanë propozuar ryshfet inspektorëve janë ndaluar të dyshuarit Adnan Öztürk themeluesi i “Qendrës Kulturore Ruso-Turke” dhe Eşref Sarışahin i cili jep mësim në “Oxford Vision”.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet zyrtare mësohet se të dy institucionet e lidhura me FETO-n operonin kryesisht në Moskë dhe St. Petersburg që nga maji i vitit 2013.

Ndër të tjera theksohet se për institucionet afërsisht që prej 1.5 vitesh janë ndaluar aktivitetet e tyre, dhe se si rezultat i informimeve nëpërmjet kanaleve zyrtare janë rritur inspektimet kundrejt këtyre institucioneve. Nga autoritetet ruse janë përcaktuar një sërë shkeljesh nga pikëpamja e veprimtarive që ato kryenin.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se institucionet e lidhura me FETO-n do të mbyllen me vendim të gjykatës ose do ti largojnë vetë institucionet.

OPINIONE