Operacion në veri të Irakut, neutralizohen 3 terroristë të PKK-së

Në një deklaratë që ka bërë nga llogaria e saj në median sociale Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton vazhdimin me vendosmëri të operacioneve kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

“Tre terroristë të PKK-së, vendndodhja e të cilëve u përcaktua në zonën Avasin në veri të Irakut janë neutralizuar me operacionin ajror që është kryer në këtë zonë. Operacionet tona do të vazhdojnë deri në neutralizimin e terroristit të fundit”,- thuhet në vijim të deklaratës së Ministrisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne