Operacioni “Burimi i Paqes” – Fillon normalizimi i jetës në Ras al-Ayn

“Jeta po normalizohet në Ras al-Ayn, i cili është çliruar nga depërtimi i terroristëve të PKK/YPG-së. Pas eliminimit të kërcënimit terrorist, vendasit u janë rikthyer aktiviteteve blegtorale dhe bujqësore, të cilat janë burimi i tyre kryesor i jetesës”, thuhet në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në rrjetin social “Twitter”.

Turqia filloi më 9 tetor Operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne