Operacioni “Burimi i Paqes” – Numri i terroristëve të neutralizuar u rrit në 673

Numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar gjatë Operacionit “Burimi i Paqes”, të cilin Turqia e filloi për të eliminuar korridorin terrorist që po tentohet të formohet në lindje të lumit Eufrat në Siri, si dhe për të vendosur paqen e qetësinë në rajon, u neutralizuan 673 terroristë të organizatës separatiste PKK/YPG.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare u prononcua në lidhje me operacionin që hyri në ditën e 9-të.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare të Ministrisë në Twitter thuhet se “Numri i përgjithshëm i terroristëve të PKK/YPG-së të neutralizuar gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes’ që po zhvillohet në lindje të lumit Eufrat u rrit në 673”.

Ndërkaq në operacionet antiterror brenda vendit të zhvilluara në Sirnak u neutralizua një terrorist.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme të kryera nga njësitë e xhandarmerisë në zonën rurale të Sirnakut u neutralizua një terrorist.

Bëhet e ditur se operacionet në këtë zonë po vazhdojnë ende./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne