Operacioni “Dega e Ullirit” nuk do të thotë se kufizohet me kaq

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag bëri të ditur se kufiri i operacionit “Dega e Ullirit” është zona e Afrinit.

“Kufiri i këtij operacioni është zona e Afrinit. Ne kurrë nuk kemi thënë se Turqia do të ndalet këtu pasi të arrihen objektivat e këtij operacioni. Emri dhe objektivi i këtij operacioni është ky dhe ky është kufiri i tij. Por, operacionet ndaj Menbixhit dhe në lindje të lumit Eufrat janë operacione të ndara ashtu si ai i Mburojës së Eufratit”, deklaroi Bozdag.

Në prononcimin e tij në lidhje me operacionin Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag tha se “Objektivi i operacionit Dega e Ullirit është Afrini dhe spastrimi i kësaj zone nga terroristët dhe organizatat terroriste”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne e bëmë të ditur qartë se Turqia nuk pajtohet dhe nuk do të lejojë që asnjë nismë, strukturim, i cili do të kërcënojë kufijtë, tërësinë territoriale të Turqisë dhe sigurinë e jetëve dhe të pronës së qytetarëve tanë në këtë rajon dhe që do të mundësojë formimin e ndonjë shteti terroristë të PKK-së përgjatë kufijve tanë. Askush të mos pret ndonjë gjë të tillë prej nesh”.

“Natyrisht se Turqia dhe ShBA-ja nuk duhet të konfrontohen me njëra-tjetrën. Ne përpiqemi që të mos konfrontohen, por kjo nuk bëhet vetëm me përpjekjet e Turqisë. Është e nevojshme që ShBA-ja ti paralajmërojë zyrtarët e saj në terren që të tregojnë kujdes të mos bien ndesh me Turqinë”, deklaroi Zëvendëskryeministri Bozdag.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne