Bota

Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 3.291

Është rritur në 3.291 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate me shkrim, bazuar në informacione nga zona e ekzekutimit të operacionit, 78 anëtarë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH janë neutralizuar të shtunën si rezultat i ofensivave tokësore dhe ajrore.

Kështu që numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste ka arritur në 3.291.

Në kuadër të operacionit u çliruan fshatrat Kara Tepe dhe Kastel Kecik të qytezës Sheran në verilindje të Afrinit, fshtrat Halidiye dhe Culbuk të qendrës si dhe fshatin Kane Kauer të komunës Jinderes të Afrinit, ku u zhvilluan përleshjet intensive me terroristët.

Që prej 20 janarit e deri më sot, ushtria turke dhe forcat Ushtrisë së Lirë Siriane, që mbështesin operacionin “Dega e Ullirit”, kanë pastruar nga YPG/PKK dhe DAESH-i gjithsej 176 lokalitete, mes të cilave 5 komuna, 140 fshatra dhe 31 zona kritike duke përfshirë një bazë YPG/PKK-së./ trt

OPINIONE