Operacioni kundër terrorit, një polic turk bie dëshmor

Në operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK në rrethin Mardin të Turqisë ra dëshmor një efektiv i policisë dhe u plagos një mbrojtës i sigurisë.

Në zonën rurale Ëmerjan (Ömeryan) të nënprefekturës Ëmerli (Ömerli) u zhvillua një operacion për të neutralizuar pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste.

Gjatë operacionit, si pasojë e sulmit të terroristëve u plagos Drejtori i Forcave Speciale të Policisë së rrethit të Mardinit, Tufan Kansuva dhe një mbrojtës i sigurisë.

Kansuva u shtrua menjëherë për kurim në Spitalin Shtetëror të Mardinit, por pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore nuk arriti të shpëtohet.

Bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në rajon./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne