Emisioni IMPAKT

Operacioni Mburoja e Pranverës dhe kontlikti ruso turk në Siri

 

Në këtë video më sipër Dr.Olsi Jazexhi ka folur duke dhënë komentin e tij mbi ngjarjet e Dt 27 shkurt 2020, në Idlib të Sirisë në të cilën kanë humbur jetën 34 ushtarë turq dhe pasojave të saj. Turqia ka treguar në të kaluar që kur I vihet në rrezik interesi kombëtar ajo i kundërvihet të gjithëve. Kjo ngjarje po përdoret si pretekst, pasi Turqia nuk dëshiron të bjerë Idlibi sepse rreth 4 milion opozitarë të idlibit do të dynden drejt turqisë dhe ajo e ka të pamundur të përballojë një fluks të tillë. Kjo është arsyeja kryesore që turqia po i përgjigjet në këtë formë. Ky vend ashtu si gjithmonë është tradhëtuar nga BE dhe SHBA, të cilat e lavdërojnë atë vetëm nga larg por pa e ndihmuar konkretisht. Nga ana tjetër Erdogan po ka hapur kufijtë për kalimin e refugjatëve që pritet të dynden drejt BE. Ata që e nxitën turqinë drejt kësaj lufte nuk kanë marrë asnjë refugjat dhe Turqia ndihet sërisht e tradhëtuar. Nga ana tjetër Rusia nuk dëshiron të ketë luftë me Turqinë sepse i njeh kapacitetet e saj ushtarake./Gazetaimpakt/

OPINIONE