Operacioni në Siri – Bie dëshmor 1 ushtar turk, plagoset 1 tjetër

Terroristët e PKK/YPG-së kanë kryer 20 provokime/shkelje të marrëveshjes së arritur më datën 17 tetor 2019 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për krijimin e Zonës së Sigurt në Siri. Megjithë provokimet e terroristëve, një autokolonë prej 39 automjetesh, shumica ambulanca, hyri dhe doli e sigurt në qytetin e Resulayn duke realizuar evakuimin e sigurt nga zona të të plagosurve dhe disa personave”,- thuhet në vijim të njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes (MSB).

“Ne i lutemi Zotit të mëshirojë dëshmorin tonë të shenjtë që humbi jetën në këtë ngjarje që na ka zhytur të gjithëve në një dhimbje dhe hidhërim të thellë; u shprehim ngushëllimet tona të afërmve të pikëlluar, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë fisnik si dhe urojmë shërim të shpejtë të shokëve tanë të armëve që janë plagosur”, vijon komunikata e Ministrisë.

Kurse në një deklaratë tjetër të Ministrisë thuhet se Forcat e Armatosura Turke (TSK) ndjekin nga afër largimin nga zona të terroristëve të PKK/YPG-së brenda 120 orëve, afat i vendosur në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në lidhje me çështjen ne vazhdojmë të jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet ushtarake amerikane, vijon komunikata.

Pas rezultateve të bisedimeve turko-amerikane në Ankara, më 17 tetor u arrit një marrëveshje për situatën në rajonet siriane në lindje të lumit Eufrat.

Turqia ra dakord të pezullojë për 5 ditë operacionit antiterrorist «Burimi i Paqes», që e ka nisur më 9 tetor në verilindje të Sirisë.

Marrëveshja midis Ankarasë dhe Uashingtonit përfshin 13 pika dhe parashikon tërheqjen e plotë të trupave të YPG-së, që është krahu siriani i organizatës terroristëve PKK, nga rajonet e Sirisë veriore në kufi me Turqinë.

Palët u zotuan të garantojnë sigurinë e civilëve në të gjitha vendbanimet e rajoneve siriane, ku do të krijohet një zonë e sigurt.

Sipas marrëveshjes YPG-ja do të tërheqë të gjithë armatimin e rëndë dhe do të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake që kanë ndërtuar këtu terroristët e saj.

Operacioni «Burimi i Paqes», në të cilin janë neutralizuar më shumë se 700 terroristë, do të ndërpritet pas tërheqjes së plotë të terroristëve (brenda 120 orëve) nga rajonet e Zonës së Sigurt, përndryshe ushtria turke do ta vazhdojë operacionin aty ku e ka lënë.

Uashingtoni është zotua të heqë të gjitha sanksionet kundër Ankarasë./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne