Operatorët turistikë në Britani kërkojnë ndihmën e Ankarasë

Operatorët turistikë turq me bazë në Britani të Madhe kanë shprehur shqetësimet pas falimentimit të agjencisë globale turistike “Thomas Cook” dhe janë duke kërkuar ndihmë urgjente nga Qeveria e Turqisë për të shmangur humbjet në pjesën e tyre të tregut, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rrënimi i agjencisë më të vjetër turistike në Britani ka përçuar valë tronditëse në të gjithë industritë në mbarë botën, posaçërisht në vendet si Turqia, e cila ka përfituar nga pakot e saj të udhëtimit si dhe ka realizuar të ardhura nga turizmi.

Sipas një raporti nga “Thomas Cook”, Turqia ka qenë një nga destinacionet kryesore për britanikët këtë verë, me përjashtim të pushuesve që u përcaktuan për destinacione në Bashkimin Evropian për shkak të paqartësive rreth Brexit-it.

Agjencia turistike është kujdesur për rreth 1 milion turistë për në Turqi në vitin 2018, prej të cilëve 620 mijë ishin nga Gjermania dhe 435 mijë nga Britania, thuhet në një raport të Shoqatës së Hotelierëve Turistikë Mesdhetar.

Shifrat që zbulojnë shkallën e ndikimit, rrënimi i kompanisë mund të ketë ndikim negativ në të ardhurat e turizmit në Turqi.

“Nëse qeveria turke nuk ndërmerr hapa urgjente, agjencitë turistike turke me qendër në Britani mund të humbasin pjesën e tyre të tregut pas falimentimit të operatorit turisitk”, tha për Anadolu Agency drejtori i “Caria Holidays”, Engin Sertoglu me seli në Britani.

“Kompanitë ajrore turke duhet të luajnë një rol në nxjerrjen e agjentëve turistik turq me qendër në Britani nga kjo krizë duke rritur kapacitetet e fluturimit. Nëse nuk ka fluturime, nuk do të ketë asnjë turist”, tha Sertoglu, duke theksuar se sistemi britanik nuk do të lejojë asnjë kompani udhëtimi të plotësojë hendekun pas falimentimit.

Ai tha se Turkish Airlines duhet të marrë iniciativë duke ofruar kapacitete shtesë me avion çarter, duke potencuar se “Thomas Cook” kishte planifikuar të sillte rreth 40 mijë turistë në Turqi në tetor.

Ibrahim Batkitar, drejtor i “Comfort Travel” me seli në Britani, tha se falimentimi i gjigantit turistik britanik mund të krijojë mundësi për kompanitë e vogla turistike duke theksuar se “Thomas Cook” është agjencia e dytë turistike që falimentoi këtë vit.

“Njerëzit më nuk u besojnë prenotimeve online”, tha ai duke shtuar se ata do të zgjedhin të bashkëpunojnë me agjencitë turistike që u ofrojnë staf më të kapshëm dhe shërbime më të besueshme të klientit, që është më e besueshme se interneti.

Turiq kërkon 350 milionë euro pas dështimit të agjencisë “Thomas Cook”

Firuz Baglikaya, kreu i Shoqatës së Agjencive Turistike Turke (TURSAB), tha se operatorët tjerë turistikë mund të mbushin hendekun në këtë sektor brenda 3-4 vitesh duke ofruar të njëjtat shërbime për klientët.

Falimentimi i “Thomas Cook” në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Zvicër, Austri dhe Poloni, pas rrënimit në Britani, ka krijuar një situatë të pazakontë në sektorin e turizmit, thuhet në një deklaratë të Këshillit Konsultativ të Turizmit Turk, i cili përbëhet nga institucione kryesore që përfaqësojnë turizmin.

Më tej thuhet se afër 2 milionë turistë kanë ardhur në Turqi nga këto vende në vit.

Poashtu deklarata potencon se pas falimentimit, “Thomas Cook” i detyrohet sektorit turk të turizmit më shumë se 350 milionë euro.

Megjithatë, është e pamundur që kjo sasi të paguhet në një afat të shkurtër apo të mesëm dhe kjo do të shkaktojë një situatë të vështirë për bizneset e vogla, shtohet më tej.

Çfarë ndodhi?

Falimentimi i agjencisë ikonike turistike të Britanisë, e themeluar 178 vite më parë, la më shumë se 20 mijë punonjës pa punë dhe së paku 150 mijë pushues të bllokuar jashtë vendit.

Rritja e prenotimeve online, paqartësitë rreth Brexit-it, kriza financiare e vitit 2007 dhe kriza e ndryshimeve klimatike llogariten si faktorët kryesorë të falimentimit të agjencisë.

Rrënimi gjithashtu ndodhi për shkak të dështimit për të siguruar një ndihmë qeveritare.

Disa orë pas falimentimit, autoritetet turke u vënë në lëvizje për të siguruar turistët që kishin prenotuar dhe paguar për pushimet e tyre përmes kësaj kompanie.

Më 23 shtator Autoriteti i Aviacionit Civil të Britanisë së Madhe (CAA) nisi riatdhesimin më të madh në kohë paqe të shtetasve të saj duke kthyer më shumë se 150 mijë britanikë në vend.

Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit bëri të ditur se së shpejti do të sigurojë një pako të kredisë mbështetëse me Ministrinë e Thesarit dhe Financave për agjencitë turistike të prekura nga falimentimi i “Thomas Cook”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne