Opinioni përfundimtar i Venecias minimizon kritikat ndaj Dekretit të Presidentit

Nga Vincent Van Gerven Oei

Në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi Kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit Meta, Komisioni i Venecias, i cili ka rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse Presidenti Meta e shkeli ose jo Kushtetutën duke anulluar dhe shtyrë 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore.

Opinion përfundimtarë i Venecias mund të konsiderohet një hakmarrje e pjesshme për Presidentin Meta, i cili gjithmonë ka këmbëngulur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë nëse veprimet e tij kanë qënë ose jo kushtetuese.

Draft opinion i hartuar më 29 shtator, i cili u publikua në median shqiptare, shkruante:

Presidenti i tejkaloi komptencat e tij kushtetuese, duke i shtyrë zgjedhjet vendore. Ndaj i takon Kuvendit dhe në përfundim Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse këto veprime “janë shkelje të rënda”, të cila do të mundësojnë shkarkimin e presidentit.

Në një përgjigje të gjatë publike ndaj këtij draft opinoni, presienti Meta iu kundërpërgjigjë kërtyre përfundimeve, duke argumentuar se:

“Vetëm Gjykata Kushtetuese nmund të gjykojë dekretet e Presidentit me natyrë kushtetuese”.

Pikërisht, kjo deklaratë duket se është miratuar nga Komisioni i Venecias në Opinionin përfundimtar:

Do të jetë Kuvendi dhe në përfundim Gjykata Kushtetuese që do të vendosë nëse anullimi dhe më nëse shtyrja e zgjedhjet vendore paraqet një shkelje të Kushtetutës dhe nëse shkelja është me karakter serioz, e cila do të lejonte shkarkimin e Presidentit.

Për më tepër, Komisioni i Venecias dyshon se edhe nëse veprimet e Presidentit mund të konsiderohen në shkelje të Kushtetutës, a mund të quhen ato serioze mjaftueshëm për të kërkuar shkarkimin:

100. Sikurse përcaktohet në këtë opinion, një numër faktorësh tregojnë se [kjo shkelje] mund të mos ketë qenë e një karakteri të tillë të nevojshëm për të vërtetuar një shkelje serioze. Ky shqetësim, veçanërisht, thirrjet e Presidentit për dialog, pritja se shtyrja së zgjedhjeve do të ndihmonte në arritjen e një kompromisi midis palëve, mungesa e ballafaqimit të dekreteve në një gjykatë dhe statusi kushtetues i zgjedhjeve vendore në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

101 . Duke i bërë bashkë këto veprime ato nuk përmbushin kriterin e kërkuar për krijimin e rrethanave për një kërkesë kaq serioze sa shkarkimi i presidentit.

Pavarësisht kësaj Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se:

94.[..] në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike – ad-hoc – për të shtyrë zgjedhjet.

Menjëherë pas publikimit të opinionit përfundimtar, Presidenca lëshoi një deklaratë ku thuhej se “Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese.”

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla u përgjigjë duke deklaruar se “Presidenti Ilir Meta ka vepruar pa bazë ligjore”.

Dhe kështu, raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias i ka siguruar secilës palë atë që dëshiron, ndërsa kriza kushtetuese mbetet po aq e thellë sa më parë./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne