Opozita e bashkuar: 5 kushte për të nisur bisedimet për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi sot se opozita e bashkuar është gati të jetë pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore.

Pas një takimi me aleatët, Basha tha se opozita i ka dorëzuar kryeministrit Rama një ‘plan për reformën zgjedhore’.

Pikat kryesore të kushteve që opozita e bashkuar ka vënë për të nisur bisedimet për reformën zgjedhore, përcjellë nga zyra e shtypit e PD:

1. Procesi i bisedimeve për [reformën zgjedhore] duhet të drejtohet nga përfaqësues ndërkombtarë të BE-së apo SHBA-ve dhe në të të mos marrin pjesë persona që janë objekt i hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

2. Reforma është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rekomandimet e OSBE-ODIHR kërkojnë ndërhyrje në legjislacion, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

3. Për Reformën Zgjedhore duhet fillimisht vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

4. Opozita duhet të ketë garancinë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.

5. Opozita duhet të ketë garancinë se qytetarëve do t’i jepet mundësi e vërtetë vendimmarrje të drejtëpërdrejtë, përmes bërjes efektive të referendumeve.

Propozimet konkrete teknike të opozitës për reformën zgjedhore nuk janë bërë ende publike./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne