“Opozita e re”/ Ja deputetët që betohen sot

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ditën e djeshme u dha  mandatin tre deputetëve të rinj të opozitës. Të cilët do të betohen në seancën plenare që do të mbahet sot, ndërkohë që jashtë dyerve të Parlamentit  do protestohet.

Bëhet fjalë për Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar, i cili ka kandiduar si deputet në listën e PD-së, Qarku Vlorë.

 Krahas tij, ishte edhe Arben Elezi, kandidat i PD-së për Qarkun e Elbasanit. Nga Lëvizja Socialiste për Integrim ishte Amra Borava, kandidate për deputete në Qarkun e Shkodrës, e cila do të zëvendësojë ish-deputetin Agron Çela.

Sipas procedurës ligjore, parashikohet që ditën e sotme të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend.

Ky organ pritet që t’i hapë rrugë marrjes së mandatit nga ana e tre deputetëve të rinj, të cilët do të betohen sot në seancë plenare, duke e çuar numrin total të ligjvënësve në 99.

Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99. Deri sot, LSI-ja ka plotësuar vendet e lëna bosh nga 11 ish-deputetë të saj, ndërkohë që PD-ja ka qenë më solide, ku vetëm 6 ish=kandidatë kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.

PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
MARRIN SOT MANDATIN
PD
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi
LSI
Ambra Borova

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne