Opozita fton shqiptarët në protestë: Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë!

Opozita ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, e cila do të nisë në orën 20:00.

Përmes një postimi në “Facebook”, shoqëruar dhe me një video, Basha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në shesh si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Postimi i Bashës:

Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne