Opozita kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt/ Donald Lu e “strehon” në makinën e tij

Një akt i pastër i marrjes në mbrojtje ka qenë ai i Donald Lu-së për Fatmir Xhafajn mesditën e sotme, kur sapo kishte mbaruar seanca parlamentare. Të rrethuar nga kamerat e televizioneve, Donald Lu dhe Fatmir Xhafaj ecin së bashku në pedonalen e Ministrisë së Brendshme. Sapo kishin dalë nga një takim në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Ndërsa filmohen nga kamerat, Lu i kërkon Fatmir Xhafajt të futet në makinën e tij, për t’u larguar së bashku.

Sjellja e pazakontë e ambasadorit amerikan nuk ka sesi të mos interpretohet si mbështetje e hapur e ambasadës për Fatmir Xhafaj. Ndërsa opozita vazhdon protestat për dorëheqjen e tij, Xhafaj shfaqet gjithnjë e më shumë i shoqëruar nga amerikanët. Pak ditë më parë ai ishte në ambasadë për një ceremoni dekorimi.

Ndërkohë mbetet pezull e vërteta për bisedën e Albert Veliut me njeriun që mendohet se është vëllai i Fatmir Xhafajt, Agroni. Prokuroria ka deklaruar se e ka çuar regjistrimin për një ekspertizë jashtë vendit./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne