Opozita në Serbi: Ivica Daçiç me paratë nga shitja e armëve bëri fushatën kundër njohjeve të Kosovës!

Marinika Tepic, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë ‘SSP’ ka thënë se Ivica Dacic, ministri i Punëve të Jashtme serbe ka mbledhur para nga biznesmenë e tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës.

Tepiq, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë ‘SSP’, ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “çnjohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe nëse në emër të Sllobodan Teshiqit, Daçiq kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata? Dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Daçiqit, Nikolla Nedelkoviq”, ka deklaruar Tepiq gjatë një konference për media.

Ajo shtoi se i tërë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka qenë e përcjellë me mbledhje të fondeve nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe që policia dhe prokuroria duhet hetuar pronën e Nikolla Nedelkoviqit, që është shef kabineti në ministrinë e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë dhe personave tjerë të lidhur me të.

Tepic ka thënë se për këtë duhet të jetë i njoftuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, dhe të përgjigjet në pyetjet e saj. Ajo shtoi se shpreson që Daçiqi do të mendohet mirë para se të tentojë të demantojë, kur edhe më herët ka provuar ta bëjë një gjë të tillë.

Kujtojmë se Daçiqi dhe Qeveria e Serbisë në vazhdimësi kanë lobuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Ç’njohjet që i ka prezantuar Qeveria serbe janë mohuar në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi në profilin e tij në Twitter ka thënë se Daçiq tani aktuzohet konkretisht për korripsion të nivelit të lartë.

“Opozita e Serbisë ofron informacione ekskluzive në Beograd për mbi disa miliona para të dhëna për “fushatën e çnjohjeve” të marra nga Serbia nga tregtarët e armëve nën sanksionet e Departamentit të Shtetit ndaj diplomatëve serbë. Për më tepër, Daçiq tani akuzohet konkretisht se ka marrë një valixhe para nga shitjet e armëve me qëllim të korruptimit të politikanëve të nivelit të lartë në ç’njohjes e Kosovës dhe kjo është hera e dytë që ai përfshihet në afera. Është e turpshme që një vend kandidat i BE-së, jo vetëm që nuk pranon të pastrojë shtëpinë e tij, por tani po eksporton globalisht armë dhe afera korruptive për një fushatë kundër Kosovës. Ky është akt agresioni. Be duhet të marrë parasysh”, ka shkruar Selimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne