Shqiperia

Opozita në Vlorë, Kryemadhi: Edi Rama s’e do vettingun

Nga Vlora, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se qeveria e Ramës është e gatshme të kalojë në vetting edhe edukatoret, ndërsa shtoi se ai vetë nuk dëshiron të kalojë në këtë proces.

Ajo theksoi se në ditët në vazhdim do të ketë axhendë të ngjeshur me qytetarët, pasi shtoi se janë ata që meritojnë të dëgjohen, sepse në fund ne jemi “votat” e tyre, tha mes tjerash  Kryemadhi.

“Nuk do doja të zgjatesha shumë, por dua edhe në emër  të LSI-së,  t’i urojë mirëseardhjen kolegëve tanë opozitarë.  Bashkimi i forcave opozitare është një sinjal shprese për shqiptarët, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe racional në veprimet politike. Në agjendën e radhës do të jetë takimi me qytetarët, sepse janë ato që na kanë votuar. Edhe Edukatoret  të kalojnë në vetting, ndërsa vetëm Edi Rama nuk do Vetting”, tha Kryemadhi.

Edhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi foli për bashkimin në opozitë të PDIU-dhe Shpëtim Idrizi. Ai tha se është një rrugë e gjatë dhe e vështirë e duhen të gjitha forcat për të bërë ndryshimin.

“Rruga është e gjatë dhe e vështirë. Opozita nuk është punë e lehtë. Për këtë kam eksperiencë të gjatë. Është punë gjatë dhe e vështirë kështu që na duhen të gjitha forcat, aq më tepër ato që kanë dëshirë të përzënë Edi Ramën dhe grupin. Bashkohemi përtej problemeve që kemi për t’i hapur një rrugë të re për shumicën prej jush që të jetë ndryshe. Ndryshe Shqipëria do të shkojë poshtë e më poshtë. Falënderoj zotërinë që ka ardhur, shpresoj të vijnë dhe të tjerë. Të bashkohen një pjesë e rëndësishme siç janë intelektualët, akademikët.
Besoj se zoti Basha do na drejtojë drejt një raporti të ri me institucionin më të rëndësishëm që ka Shqipëria që është qytetari shqiptar. Ju falënderoj dhe njëherë. Kjo është një rrugë e gjatë, sa e kemi filluar”, deklaroi Shehi.

Burimi: BalkanWeb