Opozita organizon miting urgjent, thirrje qytetarëve për t’u bashkuar përballë Parlamentit

Pas vendimit të mazhorancës, për të zhvilluar seancën plenare pasditen e sotme, opozita ka lajmëruar një miting urgjent.
PD, LSI, PDIU dhe aleatët, u kanë bërë thirrje mbështetësve që në orën 17:00 të dalin në protestë, përballë Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi i mazhorancës është i paprecedent dhe ngjan si një mbledhje e organizuar vjedhurazi, ose në ilegalitet.

Opozita e ka braktirus Kuvendin, duke djegur mandatet parlamentare dhe synon të paralizojë punimet e Kuvendit, deri në rrëzimin e qeverisë dhe krijimit të një qeveria tranzitore.
Javën e shkuar, seanca plenare u anullua, për shkak të protestës masive të opozitës.

Partitë opozitare, kishim paralajmëruar një protestë ditën e enjte, por zhvendosja e seancës plenare, ka ndryshuar edhe planet e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne