Opozita parlamentare konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik. Kush janë dy përfaqësuesit që do të jenë përballë Ramës e Bardhit

Ndërsa të hënën e javës së ardhshme është paralajmëruar mbledhja e Këshillit Politik ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe numri i dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, edhe opozita parlamentare paralajmëron pjesëmarrjen në këtë mbledhje.

Një prej kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Edmond Stojku i cili thotë se opozita parlamentare do të jetë në tryezë me dy përfaqësuese, Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.

STATUSI NGA EDMOND STOJKU

Dr. Edmond Stojku
Te nderuar miq!
Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per:

1-Sistemin zgjedhor

2-Listat e hapura,

3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne