Opozitarët kritikojnë qëndrimet e qeverisë turke në Siri

Kritikat ndaj qeverisë së Ankarasë për politikën ndërhyrëse të saj në marrëdhëniet me fqinjët vazhdojnë akoma.

Në këtë drejtim, kreu i partisë Republika Popullore eTurqisë, Qemal Geliçdaroglu, tha se qeveria e Ankarasë është përgjegjëse për krizën e vazhdueshme dhe tensionet në Siri. Ky politikan i lartë turk theksoi: Autoritetet e Ankarasë kanë bazuar strategjinë e tyre në armiqësi dhe presione, në vend që të miratojnë një politikë të besueshme dhe të pranueshme ndërkombëtare. Për shkak të miratimit të kësaj politike, kanë dalë në dritë tensionet në marrëdhëniet e Ankarasë me vendet e tjera të botës, përfshirë Sirinë. Deklaratat e udhëheqësit të Partisë së Republikës Popullore, partisë më të madhe të opozitës në parlamentin turk, vijnë në kohën kur kryetari i trupit negociues të qeverisë siriane në bisedimet e Gjenevës Bashar al-Jafari ka kritikuar politikat ndërhyrëse të qeverisë së Ankarasë në Siri. Qeveria turke luajti një rol të madh në sigurimin e kushteve për tranzitin e 300,000 terroristëve nga kufiri turk në Siri dhe mbështetjen e tyre logjistike. Por rezultati i politikave të verbra të Turqisë në krizën siriane jo vetëm që nuk përfundoi me largimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, por krijoi turbullira në sistemin turk të sigurisë dhe shkaktoi rritjen e sulmeve terroriste brenda vendit. Lidhur me këtë, Qemal Geliçdaroglu ka deklaruar se, qeveria turke bën thirrje për rrëzimin e qeverisë legjitime të Asadit, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani dhe z. Erdogan vetëm ka shkatërruar pozitën e qeverisë së tij në rajon dhe në botë dhe shtoi se qeveria e Ankarasë politikën e jashtme të saj e ka përqendruar në sjelljet aventureske të qeverisë së Rexhep Taip Erdogan. Për shembull, qeveria turke është përpjekur të forcojë pozitën e saj në Gjirin Persik duke ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të Gjirit Persik, por në reagimin e parë negativ, udhëheqësit sauditë kanë bërë thirrje për tërheqjen e trupave turke nga Katari.

Ndërkohë, Bulent Tijan , një përfaqësues i Republikës Popullore të Turqisë në parlament, paralajmëroi për formimin e një ushtrie individuale në Turqi dhe tha se koncepti i Ushtrisë Kombëtare në Turqi nuk ka më kuptim dhe pavarësisht se ushtria është pastruar nga ekzistenca elementëve të lëvizjes Gulen, vendimet e fundit të marra në Këshillin Ushtarak, tregojnë se Erdogani po kërkon të krijojë një ushtri personale. Shumë kundërshtarë të Erdoganit, si Bulent Tijan, besojnë se grushti i dështuar i vitit 2016 i ka dhënë Erdoganit dhe qeverisë turke pretekstin për shtypjen e zërave të opozitës nëpërmjet gjendjes së jashtëzakonshme në vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne