Opozitari sirian: Kemi gabuar që hymë në konflikt me shtetin sirian

Kryetari i delegacionit negociues të opozitarëve sirian, Ahmed Tuma tha se kanë gabuar me faktin që hynë në konflikt të armatosur me shtetin sirian.

Kryetari i delegacionit negociues të opozitarëve sirian, Ahmed Tuma i cili dha një deklaratë për televizionin rus el-Youm, tha se sulmi i armatosur kundër shtetit ishte një gabim.

Edhe deklarimi i Ahmed Tuna se opozitarët nuk dëshirojnë të jenë alternativë e qeverisë siriane, ka nxitur reagime në mes të opozitarëve të tjerë.

Ahmed Tuma i cili deklaroi se shumë udhëheqës ushtarakë të opozitës tani kanë tendencë të kenë një zgjidhje politike, shtoi se grupet e opozitës tashmë kanë filluar të ndahen nga grupet ekstremiste siq është Fronti Nusra.

Tuma i cili tha se pasi opozitarët filluan bisedimet me palën ruse, e kuptoi se Rusia donte të zgjidhte në mënyrë politike problemet në Siri, shtoi se shpreson që marrëveshja mbi zonat e reduktimit të tensionit në Idlib do të shëndrrohet në një marrëveshje mbi zonat e armëpushimit.

Takimi i nëntë i zhvilluar me iniciativën e Rusisë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, filloi të hënën dhe përfundoi me një deklaratë përmbyllëse të martën pasdite.

Në konferencën e Astanës përveç përfaqësuesve të shtetit sirian dhe përfaqësuesve të grupeve opozitare, morrën pjesë edhe Rusia, Irani dhe Turqia si shtete garantuese.

Edhe përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Steffan De Mistura dhe një delegacion nga Jordania morën pjesë në konferencë si vëzhgues.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne