Orari/ Sot do të dalin pensionistët dhe prindërit me fëmijët

Kjo fundjavë ka nisur me rregulla të reja sa i përket liri-daljes. Pensionistët do të lejohen të dalin sot dhe nesër deri në orën 10:00, ndërkohë që një javë më parë u lejohej të dilnin vetëm të shtunën.

Ndërkohë, që pensionistët të jenë kthyer në shtëpi, nga ora 11:00 deri në 17:30 sot dhe nesër do të lejohet që të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Kështu këtë herë do të jenë edhe burrat që do të dalin, pasi javët e kaluara lejoheshin të dilnin vetëm të dielën nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.

Mirëpo, sot dhe nesër nuk do të lejohen të qarkullojnë automjetet private.

Po ashtu një pjesë e bizneseve do të qëndrojnë të hapura. Bëhet fjalë për ushqimoret dhe farmacitë, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 17.30. Ndërsa e diela do të jetë e mbyllur./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne