Orban-i i Hungarisë: Soros dhe BE duan një Evropë të islamizuar!

Kryeministri hungarez Viktor Orban, një politikani që sa vjen dhe shfaqet kontravers në qëndrimet e tij, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe George Soros po dëshirojnë një Evropë “të re, të përzier dhe të islamizuar”.

Deklarimet e tij u bënë gjatë një fjalimi në një festival në Rumani, kur tha gjuthashtu se rrethojat në kufinjtë hungarezë po parandalojnë përpjekjet e Sorosit për rritjen e ardhjes së muslimanëve në Evropë. Orban theksoi se Hungaria kundërshton ardhjen e emigrantëve, për shkak se kjo do të mund të ndryshonte identitetin kulturor të vendit.

“Hungaria do të mbetet një vend ku të krishterët nga Evropa Perëndimore gjithmonë do të jenë në gjendje që të gjejnë siguri”, shtoi ai. Orban ka thënë se shkalla e ulët e natalitetit ka bërë Hungarinë “specie të rrezikuar”, duke deklaruar se autoritetet në Budapest duhet ndërmarrë hapa për të rritur shtimin natyral.

Orban poashtu ka thënë se Hungaria nuk do të lejojë Bashkimin Evropian që të ketë sukses me fushatën e inkuizicionit kundër polakëve, sepse vendi i tij do të përdorë të gjitha mundësitë ligjore për të shprehur solidaritetin me Poloninë.

“Hungaria, natyrisht, udhëhiqet nga interesat e saj dhe duke marrë parasysh interesat e veta kombëtare, vlerat evropiane dhe miqësinë polako-hungareze. nNe duhet të themi në mënyrë të qartë se kurrë nuk do të ketë sukses fushata e inkuizicionit kundër Polonisë, sepse Hungaria do të përdorë çdo mundësi ligjore për të shprehur solidaritet me Poloninë”, tha Orban në shkollën verore për të rinjtë hungarezë në Rumani, raportojnë mediat polake.

Orban ka akuzuar zyrtarë të Brukselit dhe elitën evropiane që kishin komplotuar kundër popullit të tij. “Siç ndodh zakonisht, kur udhëheqësit, elitat e mëdha politike kthehen kundër popullit të tyre, janë të nevojshëm inkuizitorë të cilët fillojnë procedurën kundër atyre që janë zëdhënës i popullit. Tani, inkuizitori kryesor quhet Timmermans”, tha Orban.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans ka kërkuar këtë javë nga autoritetet polake që të mos përfundojnë me procedurë të përshpejtuar reformën e diskutueshme gjyqësore nga ana e partisë në pushtet Pravo i Pravda, të heqin dorë nga kontrolli i politikanëve mbi gjykatat sepse kjo saboton pavarësinë e tyre, dhe që të gjendet një zgjedhje kompromisi përmes një debati të gjerë publik, e cila nuk do të kërcënojë themelet e sundimit të ligjit./ zhurnal.mk

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne