Orban: Juncker është ‘fajtor’ për Brexit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha sot se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pjesërisht është fajtor për vendimin e Britanisë që të largohet nga Bashkimi Evropian.

“Një nga gabimet më të mëdha është se BE-ja e ka zgjedhur për presidentit të Komisionit, personin që publiku britanik nuk e donte”, tha Orban në margjinat e samitit për Brexitin që u mbajt sot në Bruksel, raporton dpa. “Gabimi i dytë është se blloku i la migrantët të hyjnë (brenda BE-së), por nuk arriti që t’i bindë britanikët që të qëndrojnë në BE. Do të duhej të ishte e kundërta”, tha tutje Orban. Raportet mes Qeverisë së krahut të djathtë të Hungarisë, që udhëhiqet nga Orban dhe BE-së janë përkeqësuar që prej se blloku u përball me valën e refugjatëve më 2015. Raportet u përkeqësuan edhe më shumë kur Parlamenti Evropian votoi një sërë sanksionesh kundër Hungarisë në muajin shtator, për shkak të sundimit të rendit dhe ligjit në Hungari. BE-ja ka shprehur shqetësim lidhur me “shkeljet serioze” të vlerave themelore të BE-së nga Hungaria./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne