Orban: Pa Turqinë s’mund të ndalohet vala e emigrimit drejt Hungarisë dhe Evropës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se pa Turqinë nuk mund të ndalohet vala milionëshe e emigrimit drejt Hungarisë dhe Evropës.

Në fjalimin e përjavshëm në radion shtetërore të Hungarisë, Kossuth, kryeministri hungarez vlerësoi vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Hungari më 7 nëntor.

Orban tha se nëse Turqia i dërgon refugjatët në Siri në vend se ti dërgojë në Evropë atëherë Evropa dhe vendi i tij do të jetë i sigurt.

“Nëse në Turqi nuk ka forcë, ekuilibër dhe siguri, ajo nuk mund ti ndalojë refugjatët dhe kjo bëhet shkak që miliona emigrantë të realizojnë ëndrrën e tyre për të kaluar në Evropë”, tha kryeministri hungarez.

Në fjalimin e tij ai tha gjithashtu se “Pa Turqinë nuk mund të ndalohet vala milionëshe e emigrimit drejt Hungarisë dhe Evropës”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne