Orban pretendon se disa forca duan të formojnë “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

BUDAPEST – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban pretendon se forcat që dëshirojnë të formojnë “Shtetet e Bashkuara të Evropës” kanë sjellë qëllimisht njerëz me kulturë të huaj në Evropë, transmeton Anadolu Agency.

Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Diasporës Hungareze i cili u zhvillua në Budapest, Orban tha se sot Evropa ndahet në dy grupe, në vende emigrante dhe vende që nuk kanë emigrantë dhe që nuk dëshirojnë të jenë të tilla. Ai tha se hungarezët nuk dëshirojnë që vendi i tyre të jetë vend i emigrantëve.

Ndër të tjera duke pretenduar se forcat që dëshirojnë të formojnë “Shtetet e Bashkuara të Evropës” kanë sjellë qëllimisht njerëz me kulturë të huaj në Evropë, Orban tha se “Forcat që dëshirojnë të formojnë Shtetet e Bashkuara të Evropës i shohin si pengesë kombet dhe traditën e krishterë. Për këtë arsye sjellin qëllimisht njerëz me kulturë të huaj në Evropë”.

Gjithashtu Orban ka mbrojtur idenë e tij se populli në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm do të vendosë nëse Hungaria do të jetë apo jo vend i emigrantëve.

Qeveria hungareze e cila njihet me qëndrimin e saj kundër refugjatëve akuzon biznesmenin me origjinë hungareze George Soros se ka transferuar një milion refugjatë në vit në Evropë nëpërmjet organizatave joqeveritare që ai financon.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne