Orët e humbura nga tërmeti, Ministria e Arsimit njofton kur do të zëvendësohet mësimi në shkolla

Ministria e Arsimit ka lëshuar një urdhër lidhur me zëvendësimin e ditëve të caktuara pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në urdhërin e lëshuar, në njoftimin e Ministrisë ditët e pushimit do të zëvendësohen duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars.

Njoftimi i Ministrisë

Sipas njoftimit të lëshuar nga MASR, në shkollat e qarkut Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kavajë ditët e pushimit do të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari, 29 shkurt dhe 16 mars.

Ndërsa në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa dhe institucione u dëmtuan. Për të siguruar jetën e nxënësve, Ministria pezulloi mësimin deri në inspektimin e të gjitha shkollave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne