Organizata Botërore e Tregtisë bën thirrje për ulje të tensioneve tregtare SHBA-BE

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Roberto Azevedo, bëri thirrje të hënën që t’i jepet fund përshkallëzimit, ndërkohë që amerikanët nga njëra anë dhe europianët nga ana tjetër kërcënojnë njëri-tjetrin me masa doganore ndëshkuese.

“Ne duhet të ndalojmë përshkallëzimin e tensioneve, ky proces, një sy për një sy, nuk është i dobishëm. Sektorë të tjerë do të tërhiqen në krizën që do të dëmtojë të gjithë”, tha ai në përfundim të një mbledhjeje në Berlin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe përfaqësuesit e institucioneve ekonomike dhe financiare ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja përgatiten të imponojnë më 1 korrik kundërmasa doganore hakmarrëse mbi produktet amerikane pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa doganore shtesë mbi importin e çelikut dhe aluminit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne