Bota Islamofobi

Organizata e Bashkëpunimit Islamik apelon për të luftuar islamofobinë

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) u bëri thirrje liderëve evropianë të kalojnë në veprim për të luftuar me islamofobinë.

Në një fjalim të mbajtur në kuadër të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Yousef Al-Othaimeen, u bëri thirrje liderëve evropianë të ndërmarrin hapa konkrete për të luftuar islamofobinë pa shkaktuar dhunë.

Othaimeen po ashtu tha se për shkak të rritjes së retorikës kundër emigrantëve në Perëndim, muslimanët përballen me situata të vështira në shumë vende të Evropës dhe se janë të ekspozuar ndaj diskriminimit.

Në një deklaratë tjetër në New York, shefi i OBI-t ka theksuar se retorika raciste ndaj muslimanëve është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

OPINIONE